Ai i rrefeu Kiares se vuan nga nje semundje e rralle qe kurohet ne shume pak klinika dhe se ne gusht do shkoje ne Itali per kurim.Luiz Ejlli i ka tronditur te gjithe me rrefimin e tij te bere se fundmi ne “Big Brother VIP”.
Ne nje status ne Instagram Ronela shkruan se e njeh Luizin qe 13 vjeç dhe se u perlot nga rrefimi i tij. Ajo uron qe te sherohet sa me shpejt duke qene se eshte ne nje moshe shume te re.
“Me thene te drejten nuk merrem kurre me komente apo te jap opinione, por uroj me gjithe zemer qe ky djali qe e njoh qe 13 vjeç (kur kemi qene te Ethet) te sherohet sa me shpejt. U perlota, mbase se jam bere teper e ndjeshme kur behet fjale per semundje, gjera qe dikush ne lule te moshes nuk i meriton kurre! Jeta eshte shume e padrejte ndonjehere dhe uroj me gjithe zemer te kthehet vetem ne nje kujtim te keq dhe kaq!”– shkruan Ronela.
Ky rrefim ka nxitur reagime te shumta mbeshtetjeje dhe kurajoje per artistin teksa mes njerezve qe kane reaguar eshte edhe Ronela Hajati.