Ne 30 vite, Veko Group, ka operuar si nje kompani lider ne vend, ne boten e kendshme te arredimit me stil, elegance dhe cilesi.
Enderr, pasion, vizion, mundim edhe sakrifice, kane qene disa nga fjalet kyc qe krijuesit e kesaj kompanie kane permendur. Veko, nder te paktat kompani prestigjoze, qe nepermjet cilesise dhe parimeve te pandryshueshme, ka arritur majat e suksesit.
Nje fillim modest, qe ka lindur nga pasioni per punet me dru, ne nje zdrukthtari, qe mbulonte nevojat bazike te zones perreth. Vellezerit, qe krijuan kete kompani, vepruan ne kohen dhe momentin e duhur. Investimet e reja ne prodhim, te cilat vazhdojne qe ne hapat e para te kompanise e deri me sot, jane celesi i suksesit.
Veko ka qene kompania qe ka nisur importet e para nga vendet skandinave, me partnere qe kane ndihmuar ne suksesin e saj deri me sot. Ne 2015-en u krijua Veko Concept qe iu dedikua arredimit, shitjes se mobiljeve te cilesise superiore. Pak vemendje ketu per te gjithe adhurueset e arredimit te shtepise me koncepte bashkekohore.
VEKO Concept, perfshin cdo gje rreth arredimit te ambienteve te brendshme dhe te jashtme me mobilje moderne, kontemporane dhe klasike. Ka perfaqesine e markave me prestigjoze si: B&B Italia, Eiccholtz, Giorgetti, Moooi, Al2, Pianca, Saba Italia, Papadados, Dome Deco, Versmissen, Osta, Rina Menardi, 10Deka etj.
Me pas ne bashkepunim me kompani lider ne tregun Europian, Veko krijoi standarde te reja ne linjen e drurit dhe parketeve.
Arredimi i shtepise eshte nje nga fazat me te rendesishme, pasi ndikon ne cdo dite tuajen. Ngjyra, funksionalitet, cilesi dhe oferta speciale, deshirat tuaja pershtaten mjaft mire me Veko Concept. Ka sjelle per ju aksesore, vintage, minimaliste dhe modern, qe pershtaten me cdo stil dhe jane gjithnje te dallueshem. Jo vetem qe ne keto momente perfitoni nga oferta 30% ulje, por ne cdo periudhe tjeter cmimet ne Veko Concept jane shume me pak nga cilesia qe ju ofrohet.
“Vlera me e madhe e suksesit tone qendron tek njerezit, mirenjohja per ata qe na kane mbeshtetur dhe jane pjese e kompanise eshte me e pakta qe mund te themi ne kete moment.”
Pikerisht arritjen e 30 viteve, Veko e festoi, me nje mbremje Gala. Nje mbremje e cila kishte ngjyra dhe ze suksesi, nga emra te rendesishem qe kane kontribuar ne zhvillimin e kesaj kompanie.
Nje element interesant qe ju lidh virtualisht me kete kompani eshte aplikacioni i tyre VEKO, nga i cili perfitoni vazhdimisht oferta, dhe nepermjet tij mund te vizualizoni parketin qe pershtatet me ambjentin tuaj.
E karakterizuar nga cilesia absolute, shija elegante dhe e sofistikuar, teresisht ekologjike, ka bere qe Veko te jete zgjedhja e pare e cdo klienti.