Vajza e dy emigranteve nga Tirana, Reisi e lindur ne Gjermani, aty ku perfundoi studimet per infermieri, njohu edhe Gleardin.
Sipas saj, gjithcka nisi pasi u rikthye me Gleard Gusholli pas nje ndarje 3 mujore ne Gjermani pas dhunes se ushtruar nga bashkejetuesi i saj. 28-vjecarja deklaroi se java e pare e bashkejeteses shkoi mire ndersa javen e dyte ka pare tmerr me sy.
“Kam ardhur me 1 prill per te bashkejetuar me Gleardin, java e pare kaloi mire. Nuk jemi zene, sistemuam shtepine. Javen e dyte kam pare tmerr me sy, kam pare vdekjen me sy, me ka kercenuar do te hedh ne lume, do te marr kusheririn ne telefon do te hedh ne lume. Kam tentuar disa here te hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot me.
Me gjuante me shkelma, me grushte ne koke, fytyre dhe trup, me gjuante me shkop me gozhda me gjuante ne gjithe trupin.
Me nxirrte thiken, ma mbante te kemba, me thoshte do ta caj barkun. I lutesha “te lutem ma hap deren, qe te dal nga shtepia”. Donte te hakmerrej ky ka qene plani i tij sepse kemi qene 3 muaj te ndare.
Ne Gjermani ka filluar gjithe kjo dhune. Familjaret e mi e kane marre vesh qe ushtronte dhune ndaj meje dhe e kane nxjerre nga shtepia ne Gjermani. Ne njiheshim gati 1 vit e gjysme. Ne Gjermani me ka dhunuar, se kam denoncuar as une e familja ime.
Prej xhelozise sepse ishim 3 muaj te ndare donte te hakmerrej, me merrte telefonin, nuk ma hapte deren te dilja dhe nuk kontaktoja dot asnje njeri”, tregoi ajo…
Me rrihte me kembe karrige. Kam tentuar te hidhem nga kati i 5-te, me ka dhene edhe kokaine!
28-vjecarja iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale pas dhunes barbare te Gleard Gushollit. 31-vjecari e mbajti te mbyllur dhe dhunoi barbarisht nje jave me radhe bashkejetuesen e tij 28 vjecare, e cila u rikthye ne banese me 1 Prill. Po ashtu, Policia ka vene ne pranga edhe 4 miqte e Gushollit te cilet nuk kallezuan krimin dhe e larguan ate nga vendi i ngjarjes. Behet fjale per: Besmir Nurcellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi.