HOME
REAL ESTATE
AUTO MOTO
SHES BLEJ
PUNE
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Quick - News
Advertisement
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts
No Result
View All Result
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts
No Result
View All Result
Quick - News
No Result
View All Result
Home News

Saimir Tahiri lirohet nga burgu

by admin
June 3, 2023
in News, Politike
A A
0
saimir_tahiri_gjyq-1 quick albania
0
SHARES
115
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Saimir Tahiri u lirua nga burgu nje vit e 8 muaj para perfundimit te denimit per shperdorim detyre .Shkak per vendimin u be nje raport i mjekesise ligjore qe shkruante se bashkeshortja e ka te pamundur dhe se ish-zyrtari i larte do te kujdeset per dy femijet e mitur.

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri do te vuaje pjesen e mbetur te denimit ne shtepi dhe jo ne nje nga qelite e burgut te Kosoves ne Lushnje ku po vuante denimin me 3 vjet e 4 muaj dhene ne muajin shkurt 2022. Disa ore pas vendimit, ka bere nje reagim ne Facebook ku thote se do te vazhdoje te kerkoje drejtesi ndersa falenderon te gjithe ata qe i besuan. Per ata qe thote se genjyen, i jep mesazhin duke i thene se i kujtuan cmimin e te vertetes.

Vendimi per lirimin me kusht eshte marre ne 2 qershor 2023 nga gjyqtarja e Gjykates se Elbasanit, Matilda Fetahu e cila pranoi kerkesen e bere nga avokatet e Tahirit, pese muaj me pare. Keshtu Saimir Tahiri u lirua nga burgu nje vit e 8 muaj para perfundimit te denimit “per shperdorim detyre”.

Denimin e mbetur do ta kaloje ne shtepi dhe sipas vendimit te Gjykates, mund te levize nga banesa vetem “per plotesimin e nevojave te domosdoshme familjare kur Sherbimi i proves eshte dakord”.Avokati tha se vendimi eshte i pa apelueshem, pasi edhe prokurori Mustafa Turku ishte shprehur dakord me lirimin e ish-zyrtarit te larte si pasoje e permbushjes se kritereve ligjore. Ne dosjen e gjykates, eshte perfshire edhe nje raport i burgjeve, ku theksohet se ish-zyrtari i larte ka pasur sjellje shembullore gjate vuajtjes se denimit.

https://dyqan.taxi https://dyqan.taxi
ADVERTISEMENT

Kjo sjellje e ish-ministrit, duket se eshte vene re edhe nga te denuarit e tjere, sipas avokatit Maks Haxhia. Rreth ores 13:30 Policia e shtetit ka shoqeruar ish ministrin e brendshem per ne banesen e tij ne Tirane prane zones se Kodres se Diellit.

Denimi qe mori Saimir Tahiri


Me 4 shkurt te vitit 2022, Apeli i Gjykates Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit pas nje seance maratone, denoi Tahirin me 5 vite burg per ‘Shperdorim te detyres’. Por me gjykim te shkurtuar denimi u ul ne 3 vite e 4 muaj burgim. Saimir Tahiri u denua vetem per “Shperdorim detyre” duke i ‘shpetuar’ akuzave “Korrupsion te zyrtareve te larte”, “Trafik te lendeve narkotike kryer ne bashkepunim” dhe “Grup te strukturuar kriminal”.

Nga salla e gjyqit, menjehere pas vendimit, Tahiri u dergua ne burgun 313, ku qendroi ne pritje derisa drejtoria e burgjeve vendosi ta transferoje ne qelite e Fierit, per shkak se atje, nuk kishte persona qe kishin pasur konflikt me ish-ministrin. Se fundmi ishte vendosur ne burgun e Lushnjes. Ai qendroi vetem nje vit e kater muaj ne qeli, fillimisht ne Fier e me pas ne burgun e Kosoves ne Lushnje.

Saimir Tahiri lirohet nga burgu quick albania

RelatedPosts

restorant serenata korcare quick news albania

Restorantet me muzike ne Tirane

2 years ago
credins bank quick albania

Credins Smart Park, nje pit stop i relaksit ne natyre!

2 years ago

Perballja vijon per Saimir Tahirin


Ish ministri i Brendshem, u vu nen hetim ne vitin 2017, nen dyshimet se ai kishte lidhje me nje grup kriminal te drejtuar nga vellezerit Habilaj, te akuzuar per trafik lendesh narkotike drejt Italise dhe perballja me drejtesine eshte nje odise e gjate nga nje gjykate tek tjetra e cila nuk mbyllet sot. Ne fillim te procesit gjyqesor ish Prokuroria e Krimeve te renda e akuzoi Tahirin per trafikim narkotikesh ne bashkepunim me grupin e drejtuar nga Moisi Habilaj dhe korrupsion te zyrtareve te larte.

Prokuroria permendi ne akt-akuze perfshirjen e ish-ministrit Saimir Tahiri ne 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa percaktuar rolin konkret te tij. Per kete akuze, prokuroret kerkuan 12 vjet heqje lirie, por gjykata ne shtator 2019 rikualifikoi vepren penale ndaj ish-ministrit dhe e denoi ate vetem per shperdorim detyre, duke dhene ndaj tij 3 vjet burg, te konvertuara ne sherbim prove.

Prokuroria e kundershtoi vendimin ne gjykaten e Apelit, e cila vendosi prishjen e vendimit dhe kthimin e ceshtjes ne shkallen e pare. Me pas dosja ceshtja shkoi deri ne Gjykaten e Larte, ku avokatet kerkuan pafajesi me pretendimin se akuza nuk mund te ndryshohej nëegjyq, por dosja u rikthye ne gjykaten e Apelit duke gjetur te drejte rikualifikimin e vepres penale. Apeli i GJKKO u vendos ne veshtiresi per shqyrtimin e ceshtjes per shkak te numrit te gjyqtareve qe ishin konsumuar me heret me kete ceshtje.

Vendimi i denimit perfundimtar ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri u dha nga gjyqtari Engert Pellumbi, i huazuar nga Apeli i Vlores. Sipas gjyqtarit, ish-ministri fajesohet per mosveprime ne raport me grupin kriminal te Moisi dhe Artan Habilajt qe kane ndikuar qe grupi kriminal te infiltrohet ne radhet e punonjesve te policise dhe te shtetit per te shmangur zbulimin e parcelave me kanbis dhe kapjen e ngarkesave me droge qe trafikoheshin ne Itali. Gjyqtaret vleresuan se Tahiri ka pasur perfitime te padrejta nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj duke demtuar interesat e shtetit.

Tani perballja do te vijoje ne Gjykaten e Larte ku Saimir Tahiri ka bere rekurs vendimin e Apelit por dhe prokuroria gjithashtu kerkon qe Saimir Tahiri te mos denohet vetem per shperdorim detyre por per favorizim te trafikut droges drejt Italise te nje grup kriminal te drejtuar nga vellezerit Habilaj.

Tags: burgu i fieriti denuarlirohetsaimir tahiriTirane
https://quick.al/download-quick https://quick.al/download-quick https://quick.al/download-quick
Previous Post

Rooftop Bars in Tirana 5 me te miret

Next Post

Xhesika Berberi rrefen jeten ne Amerike

Related Posts

restorant serenata korcare quick news albania
Informacione

Restorantet me muzike ne Tirane

June 5, 2023
credins bank quick albania
Informacione

Credins Smart Park, nje pit stop i relaksit ne natyre!

April 21, 2023
pronat ne shitje quick albania
Ekonomi

Tregu shqiptar i pronave

April 16, 2023
ILIRIA'98 quick albania
Entertainment - Arts

ILIRIA 98 Shpk, ofron nje nga kurset e kembimit valutor me te mire

May 26, 2023
Arome festash quick albania
Informacione

Ky vend me arome festash eshte perfekt per te gjetur dhuraten e duhur ne Tirane

April 5, 2023
Next Post
xhesika-berberi quick albania

Xhesika Berberi rrefen jeten ne Amerike

Recent Posts

  • Xhesika Berberi rrefen jeten ne Amerike
  • Saimir Tahiri lirohet nga burgu
  • Rooftop Bars in Tirana 5 me te miret
  • Jahtet tendenca e milionereve shqiptar
  • Rapsodia ne tryezen me autentike ne Lezhe

Recent Comments

No comments to show.
download quick.al application shkarko aplikacionin quick albania prona mjete lajme

Archives

  • June 2023
  • May 2023
  • April 2023
  • March 2023
  • February 2023
  • January 2023
  • October 2022
  • September 2022
  • August 2022
  • July 2022
Quick - News

© 2022 Quick | News & Info

Navigate

  • Contact
  • Home
  • Privacy Policy

Follow Us

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • News
  • Kosovo
  • Video News
  • World
  • Shendeti
  • LifeStyle
  • Sport
  • Kuriozitete
  • Travel
  • Entertainment – Arts

© 2022 Quick | News & Info