Kush nuk dëshiron t’i dije sekretet qe perdornin gjyshet per sa i perket rutines se bukurise?
Shume prej nesh jane besnike te trajtimeve ne kushtet e shtepise dhe nuk ka asgje te keqe, perkundrazi keto jane trajtime ndonjehere edhe me te sigurta sesa maskat e gatshme qe mund te gjejme ne treg apo ne qendrat estetike.
Madje, edhe VIP-at kane disa sekrete bukurie qe lidhen me trajtimet ne kushtet e shtepise.
Me poshte po ju sjellim 7 prej tyre dhe mund te huazoni cilin te deshironi!
Catherine Zeta-Jones i shpelan floket me birre, pasi permban vitamine B dhe eshte thelbesore per te pasur floke te shendetshem.
Jennifer Aniston perdor vazelinen si krem sysh. Ajo eshte e sigurt qe kjo e ndihmon per zhdukjen e rrudhave.
Halle Berry ben scrub me kokrrat e kafese.
Miranda Kerr perdor balsam buzesh perreth syve te saj, ne vend te highlighter-it. Kjo gje u jep syve nje pamje me natyrale.
Mariah Carey perdor shkelqyes buzesh me mente per nje efekt me volumizues per buzet.
Emma Stone perdor vajin e farave te rrushit ne vend te hidratuesit.
Hilary Duff e shpelan fytyren me uje trendafili para se te vendose hidratuesin.