Edhe pse djersitjet e nates mund te jene te pademshme, ato gjithashtu mund te jene simptome e nje semundje qe paralajmeron me djersitje te tepert.
“Shumicen e neteve zgjohem duke vuajtur nga nje djersitje te tmerrshme. Ndonjehere rrobat e mia jane te lagura dhe me duhet te vendos nje peshqir per te mbrojtur shtratin.A duhet te shqetesohem?”
Jane këto disa nga pyetjet e nje shqetesimi madhor me te cilat po hasen shume persona ne mbare boten. Per kete, eshte e rendesishme te shkoni te mjeku i pergjithshem nese vuani nga djersitja gjate nates.
Djersitjet natën janë simptome e:
Hipoglikemia – Sheqeri i ulet i gjakut shkakton djersitje naten.
Çekuilibrat e hormoneve – Menopauza, diabeti, semundja e tiroides, puberteti dhe shtatzenia mund te shkaktojne qe nje person te djersise teper gjate nates.
Hiperhidroze idiopatike – Ky eshte nje gjendje ku trupi krijon shume djerse pa arsye, te shkaktuara nga klima e nxehte apo stervitja e rende.
Djersitja gjate nates mund te jete gjithashtu si pasoje e efekteve anesore nga ilaçet qe jeni duke marre , te tilla si anti-depresante, hormone, insuline apo steroide.
Djersitjet e nates mund te jene shenje e diçkaje serioze – duke perfshire një lloj kanceri te gjakut te quajtur mieloma. Por me se shpeshti, ato shkaktohen nga diçka jo e keqe, siç eshte menopauza, nje infeksion ose perdorimi i rende i alkoolit.
Nese djersitja vjen me humbje peshe, eshte shkak per shqetesim. Se bashku, keto simptoma mund te tregojne per kancerin e mielomes dhe limfomes apo edhe infeksionin bakterial te tuberkulozit.
Po çfare eshte mieloma?
Mieloma eshte nje kancer i nje prej llojeve te qelizave te gjakut qe prek sistemin imunitar, kockat dhe veshkat. Mund te jete me e zakonshme tek njerezit me nje prejardhje familjare te semundjes, por faktoret me te medhenj te rrezikut jane mosha e vjeter, perkatesia etnike me ngjyre dhe ne disa raste obeziteti.Fatmiresisht, prognoza per mielome eshte shpesh shume e mire. Trajtimet jane permiresuar gjithashtu shume ne dy dekadat e fundit.
Si mund ta trajtoni djersen e tepert?
Trajtimi varet nga ajo qe eshte shkaku themelor, por ka gjera qe mund te beni per te ndihmuar. Flini ne nje dhome te fresket me rroba te lehta jo-sintetike, shmangni alkoolin, kafeinen ne mbremje, ushqimet me ereza dhe hani dy ose tre ore para se te flini dhe jo me vone.