Festat nuk jane asnjehere te zakoshme dhe nuk mund te ishte as kjo feste ditelindjeje, kur dekorit te kuruar nga nje skuader profesioniste i eshte shtuar edhe shija e holle dhe syri i mprehte i nje vajze qe merret me stilim. 25-vjetori i Marines ishte nje feste elegante qe i pershtatej stilit te saj.
Si mund te jete nje feste e organizuar per nje stiliste? Nje gje eshte e sigurt, qe dekori s’mund te jete i zakonshem!
Ngjyrat qe dominonin ishin e zeza, e bardha dhe ngjyra e argjendit ne pasqyre. Festa u konceptua ne formen e nje koktejli, prandaj u perdoren tavolina dhe karrige te larta. Perballë hyrjes u krijua nje bar i mbushur me pije te ndryshme. Seciles pije iu ndryshua emri dhe u personalizua me emrat e stilimeve te Marines. Poshte emrave speciale te koktejleve qendronte edhe pershkrimi i tyre.
Pas barit u vendos nje kompozim me tullumbace te bardha qe i ftonte njerëzit ne feste, me shkrimin “Let’s Party”.
Photobooth-i ne forme te harkuar shkruante emrin e Marines dhe numrin 25, ne ngjyre te argjendte. Po ashtu, dy kompozime me lule te bardha ia shtonin freskine kendit te fotove.
Ne nje tavoline rrethore te zeze u vendosen embelsirat, te cilat ishin kryesisht te bardha per t’u pershtatur me dekorin. Torta qendronte ne mes te embelsirave te tjera, e dekoruar me pampas dhe dy trendafila te bardhe.
Tavolinat e zeza prej xhami u dekoruan me qirinj te bardhe, te madhesive te ndryshme qe ia shtonin elegancen ambientit.
Si mund te ishte ndryshe ditelindja e nje stilisteje, pervecse perfekte?!