Thinjat jane tregues i pashmagshem i plakjes, por qe mund te reduktohet nese tregon kujdes edhe me produktet e shtepise.
Pavaresisht moshes, floket e thinjur jane problem per shume njerez, femra dhe meshkuj.
Para se t’i drejtohesh parukerise, sidomos nese je ne fazen e pare te daljes se thinjave, mos shko te perdorimi i kimikateve, por ndiq disa hapa praktike per te reduktuar thinjat ne kushte shtepie.
Siç dihet, thinjat dalin per shkak te humbjes se melanines, e cila shkaktohet nga deficiti ne prodhimin e melanociteve. Me daljen e thinjave, nje tjeter problem shqetesues eshte mbulimi i tyre.
Maska qe fsheh thinjat
Perberesit:
1/2 filxhan kafe
1 filxhan kos natyral
1 lugë gjelle uthull molle.
Perzieji te gjithe perberesit derisa te kesh perfituar nje mase homogjene. Pasi t’i kesh lare floket me shampo, aplikoje masen ne te gjithe gjatesine e flokut dhe lere te veproje per jo me pak se 90 minuta. Mbuloji floket me nje qese dushi. Pas kesaj kohe, shpelaji mire.
Nese do ta perdoresh dy here ne jave per te pakten 6 muaj me radhe, rezultati do te jete fantastik. Thinjat do te jene mbuluar si me boje. Pas 6 muajve te pare, mund ta perdoresh masken nje here ne jave. Efekti ne thinja do te jete i njejte.