I ftuar sot ne “Wake Up”, Ronaldo tha se arsyeja pse Efi ka shkuar ne finale jane debatet qe ka bere me Luizin. Madje kurioziteti per nje miqesi te prishur, eshte me i madh per publikun, sesa ndonje marredhenie tjeter dhe kjo gje e ka favorizuar me shume ate.
Marredhenia e Ronaldos dhe Efit u kris pas rikthimit te tyre ne ‘Big Brother’ e duket se nuk ka me kthim pas. Shkak u bene debatet e Kiares me Efin, per te cilat Ronaldo mbajti anen e Kiares. Gje e cila nuk u prit mire nga Efi.
Nder te tjera, i pyetur se si e komenton perballjen e kiares me opinionistet e “BBV”, Ronaldo u shpreh se ka marre shume mesazhe ne rrjetet sociale per kete gje, por qe sipas tij ndonjehere eshte me mire qe njerezit duhet t’i lesh te vetembrohen dhe nuk deshironte te behej protagonist me nje situate qe nuk i perket.
“Nese Efi do futej ne shtepi, do vazhdonte marredhenien e saj shoqerore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pelqenin, por asgje me tej. Pra Efi eshte ne finale per shkak te situates qe u krijua me Kiaren, per shkak te situates qe u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta haje ka kuriozitet. Eshte kurioziteti me i madh ne nje marredhenie shoqerore te prishur sesa ndonje marredhenie, per shembull Dea-Efi, nje hakmarrje qe nuk ka me vlere sepse ka dy muaj.”
I pyetur nese mendon qe Luizi e beri faktor dhe i dha ai finalen, moderatori tha:
“Tani Luizi kete thote, une kete kam besuar qe ne fillim, sepse duke marre parasysh qe eshte nje lojtar qe ve re cfaredo lloj detaji dhe nuk i shpeton asnje lloj gjeje, Luizi eshte shume i vetedijshem qe nese ai do te debatonte me Efin, kjo gjeja do e fuqizonte ne prime dhe do i jepte rendesi. Nese nuk do krijonte kete debat, pra ngjarjet te cilat Efi do te kishte ne shtepi, nuk do e favorizonin.”