Taylor Swift ka kritikuar Netflix pasi ne serialin ‘Ginny & Georgia’ eshte nje fragment shakaje “thellesisht seksiste”, ne lidhje me historine e saj te marredhenieve.
Ne nje skene te filmit, gjate nje bisede midis nenes dhe vajzes te cilat diskutojne per marredhenien, Ginny i thote nenes se saj, “Ti i nderron burrat me shpesh se Taylor Swift”.
Fansat e Swift reaguan me zemerim dhe kane perhapur hashtagun #RESPECTTAYLORSWIFT ne Twitter gjate fundjaves.
“Hey Ginny & Georgia, 2010-a telefonoi dhe kerkon mbrapsht shakane e saj te mërzitshme, jashtezakonisht seksiste. Po sikur te ndalojme se ofenduari grate qe punojne fort duke mos e percaktuar nje gje te tille si per te qeshur.
Gjithashtu, Netflix, pas ‘Miss Americana’, nuk te ka hije kjo gje.” – shkroi Taylor.
Ylli i popit gjithashtu qortoi Netflix per transmetimin e shakase pasi ajo beri partneritet me platformen streaming, per dokumentarin e saj te vitit 2020 ‘Miss Americana’.
As Netflix dhe as ekuipazhi i Ginny & Georgia, nuk i jane pergjigjur thirrjeve te Swift. Antonia Gentry, e cila luan rolin e Ginny, ka marre ngacmime nga fansat e Swift ne Instagram.
Kalimi i Swift nga ylli i vendit ne yllin kryesor te pop-it ne fillim te viteve 2010, solli me vete nje mbulim masiv te marredhenieve te saj, te cilat ktheheshin ne tituj kryesor ne media.
Se fundmi Swift ka folur hapur per marredhenien me aktorin Joe Alwyn. Kengetarja ka treguar se lidhja e tyre eshte forcuar akoma me shume pas kengeve te trishta dhe nga dashuria per shkrimin e kengeve te tilla. Joe ka marre pjese ne dy albumet e fundit te Taylor, Folklore dhe Evermore.
“Joe dhe une i duam shume kenget e trishta. Ne jemi lidhur akoma me shume nga muzika. Ne shkruajme kenget me te trishta. I dashurojme vertete ato cfare mund te them? Ishte nje surprize qe nisem te shkruanim bashke”,-ka thene Taylor ne nje emision.