A keni degjuar per Maurizio Cattelan, i cili ngjiti nje banane ne nje mur dhe e vleresoi me çmimin 120.000 dollare? Ndezi nje debat te vjeter rreth vleres se artit.
Duket se disa vepra artiskite e nxjerrin vleren e tyre vetem nga debati apo publiciteti qe ato gjenerojne.
‘Krevati im’ nga Tracey Emin
Mund te ngjasoje me krevatin tuaj dhe aspak me nje veper arti, por ‘Krevati Im’ nga Tracey Emin, eshte perzgjedhur per çmimin prestigjioz ‘Turner’, ne Mbreterine e Bashkuar. Pas çmimit u ndezen shume debate rreth kufijve te artit bashkekohor. Nje shtrat i rrethuar nga mbeturina dhe i papaster, madje me mbathje te palara dhe prezervative. Ky shtrat ishte krijuar pas nje periudhe depresioni dhe alkoolizimi qe krijuesi kishte kaluar ne kete shtrat. Pasi u shit te biznesmeni dhe koleksionisti Charles Saatchi per 150.000£, “Krevati im” u shite per me shume se 2.5 milione £ ne ‘Christie’s London’ ne 2014-en.
‘Amerika’ nga Maurizio Cattelan
Kjo WC funksionale, e krijuar me ar te paster 18-karat, u vendos per here te pare ne Muzeun Guggenheim te New York-ut ne 2016-en. Perbehet nga me shume se 100 kg ar. Ne ekspozimin e saj te pare publik, mbi 100 mije njerez qendronin ne radhe per ta perdorur.
‘Qyteti i Shpirtit’ nga Roelof Louw
‘Piramida e Portokalleve’, e ekspozuar per here te pare ne 1967-en, eshte e ndertuar me 6000 portokalle te fresketa. Sekreti dhe e veçanta e kesaj skulpture eshte qe dhe po te levizesh disa portokalle, ajo nuk e humbet formen. Te gjithe vizitoret merrnin ndonje portokalle, ndersa piramida qendronte e njejte. Ajo eshte shfaqur se fundmi ne vitin 2016 në Galerine Tate te Londres, ku rimbushej rregullisht, si dhe monitorohej per kalbjen e portokalleve.
Ura Numër 114’ e Nat Tate
Kjo pikture, e shitur ne ankand nga Sotheby’s ne 2011-en per 7,250 £, ishte nje nga 18 veprat e mbijetuara nga Nat Tate, nje artist i cili kishte kryer vetevrasje tragjikisht ne vitin 1960 – por historia vazhdoi, sepse ai nuk ishte real, por nje personazh nga autori William Boyd. Kur botoi librin ‘Nat Tate: Nje artist amerikan 1928-1960’, ai e vendosi ne jete kete personazh imagjinar, duke krijuar edhe disa piktura.
‘Dashuria eshte ne plehra” nga Banksy
Nje pikture e copetuar pjeserisht, u ble per 1.04 milion £. Kater muaj me vone u shfaq ne Muzeun Frieder Burda te Gjermanise