Dramaturgu i madh irlandez Samuel Beket ishte nje nga personazhet me origjinale te kohes ne te cilen jetoi. Ai lindi ne Dublin me 13 prill 1906 dhe nderroi jete ne Paris me 22 dhjetor te vitit 1989.
Vepra e tij me e famshme “Duke pritur Godone” u cilesua menjehere nje nga simbolet kryesore te teatrit absurd. Nje veper origjinale dhe gati e pakrahasueshme, e cila ende sot ka shume per te na mesuar.
Godo-ja i Beket na meson se pritja eshte e padobishme.
Drama “Duke pritur Godone”, e shkruar fillimisht ne gjuhen frenge ne vitin 1953, pastaj ne anglisht ne vitin 1955, eshte me e famshmja dhe me e diskutuara e Beket. Qe ne shfaqjen e pare ne skene, ne te cilen Beket nuk ishte i pranishem, pati shume hipoteza ne lidhje me kuptimin e saj.
Kishte nga ata qe pane tek ajo nje veper alegorike te Luftes se Ftohte apo kolonizimit anglez te Irlandes. Dikush ka gjurmuar nje interpretim te forte kristian, per shkak te lidhjes se emrit Godot me God (pra Zotin). Ne kete rast, Beket nuk i mohoi referencat e krishtera, por deklaroi qarte se “Nese Godo do te ishte Zoti, une do ta kisha quajtur te tille”.
Nje tjeter interpretim eshte ai i Shenon Rid, shkrimtare dhe profesore amerikane e letersise. Ajo thote se nje nga idete kryesore te shprehura ne kete veper, eshte fakti se njeriu jeton vetem nje here. Vladimir dhe Estragoni lihen te presin aty pergjithmone, pa bere asgje.
Pritja ne jeten e perditshme
Pra “Duke pritur Godone”, do te perfaqesonte pritjen e vazhdueshme per diçka ne jeten e njeriut,duke arritur ne perfundimin se ne fakt nuk e kane jetuar plotesisht jeten. Edhe sot mund te shohim rendesine e pabesueshme te kesaj vepre, mesazhin e saj te fshehte qe e fton njeriun te mos jetoje jeten e tij duke pritur diçka, qofte kjo pozitive apo negative.
Njeriu qe pret, ne fund e gjen veten ne nje situate ku kupton se nuk e ka shijuar vertet jeten qe iu dha. Ne kohet qe po jetojme kjo teme eshte me aktuale se kurre me pare. Te gjithe po presim prej nje viti qe gjerat te permiresohen dhe qe te kthehemi ne normalitet.
Ne kete menyre ne e privojme veten nga shijimi i atyre momenteve, qofte edhe te shkurtra dhe jo shume te papara, qe mund te fshihen pas leximit te nje libri te mire, tek nje bisede e gjate telefonike me nje person ta afert,apo edhe pas mundesise per te jetuar me intensivisht me familjen.
Samuel Beket
Irlandezi jetoi kryesisht ne Paris qe prej vitit 1932, duke u bere nje mik dhe admirues i Xhejms Xhojsit, dhe duke shkruar ne frengjisht dhe anglisht, shpesh duke perkthyer veprat e tij nga nje gjuhe ne tjetren.
Ai u be i famshem ne rrethet letrare me disa romane dhe tregime te shkurtra. E gjithe krijimtaria e tij ka nje prirje te forte filozofike. Edhe ne dramat e tij gjejme nje vizion nihilist mbi jeten, si dhe bindjen tek absurditeti i veprimeve njerezore.