Ja ashtu, ne nje minute, na u duk sikur na u shemb mbi koke gjithe bota…
Sa here kemi goditur dike, thjesht sepse nuk e perballojme dot faktin qe ai i ka themelet e forta dhe eshte pak me i mbrojtur nga cunami qe ngre urretja njerezore, sidomos nga ajo qe lind pa shkak?
Sa here nje uragan i forte ka perfshire emocionet njerezore qe prodhon zilia, xhelozia dhe smira? Dikush jeton ne kasolle, dikush ne apartamente apo vila me kushtet me te mira, por perpara forces se natyres, na u drodhen themelet njelloj.
Sa frike qe ishte!
Sa frike qe ndjeme!
Frike, se mos humbnim kete qe jemi dhe kete qe kemi.
Prandaj, kete qe jemi e kete qe kemi duhet ta gezojme e ta mbrojme fort, pa menduar se ç’eshte e ç’ka tjetri.
Kjo eshte e para kontrate e rendesishme e paqes me veten.
Na u tronditen themelet te gjitheve ; shtepite, zyrat ku punojme, por, mbi te gjitha, na u trondit dashuria; mendimi i pare ishin femijet, dashuria e jetes, vrapuam te telefonojme prinderit, miqte, koleget.
Ne njesine e sekondes mendova fobine time; sa mire qe nuk mbeta ne ashensor e po ne te njejten kohe, mendova mjeket ne spital qe operonin dhe te semuret qe kane qene vertet me dy kembe ne vdekje e nje zemer ne jete.
Jeten dhe vdekjen, ne fund te fundit, nje frymemarrje i ndan. Zoti na tregoi qe na do, kemi qene me fat. Shqiperine, nje termet fizik do ta rrenonte. Kemi pak vite qe perpiqemi te ngreme koken e te behemi me te medhenj sesa na e ka percaktuar harta gjeografike.
Por per nje gje na beri mire kjo tronditje;
Ishte nje “shkundje” per te kuptuar se duhet te jemi me te mire; me njerezore, me te ndjeshem me mendimet tona ndaj atij qe ka me shume a me pak, ndaj atij qe eshte me mire apo me keq se ne, sepse ne fund te dites, pavaresisht misionit te gjithësecilit ne jete apo profesion, suksesit apo mosarritjes, pasurise apo varferise, pushtetit apo mungeses se fuqise; perpara vdekjes jemi te gjithe njelloj. Dhe vdekja eshte nje force natyre qe s’te pyet kur vjen e troket ne dere e te thote me ironi “je veç pluhur ne ere”.
Lum kush e kupton qe nuk duhet te shkaktoje “termet”, me qellim ne jeten e tjetrit, thjesht sepse kjo e ben te ndihet mire, i kenaq egon, e ben te nxjerre jashte vetes dufet dhe revoltat.
Çdokush ne rrugicat e mistershme te heshtjes dhe vetmise ka dhimbjet, dramat, vuajtjet e veta. Jemi te gjithe njelloj.
Ky termet ishte nje kambane alarmi per shoqerine tone, per t’u bere me te mire.
Termeti gjithmone trondit! E ndiete sa i fuqishem ishte perpara nesh?
Nese e ke ndier dhe kuptuar njelloj si une, atehere sot, me siguri, ke vendosur te jesh nje njeri me i mire dhe te thuash 1000 here ne heshtje:
“Zot, faleminderit, bekoji te gjithe njerezit qe dua!
Faleminderit Zot, qe me dhe nje tjeter shans per te jetuar dhe s’preke asgje te shtrenjte timen.
Do ta meritoj privilegjin e jetes dhe do jem, pa dyshim, nje njeri më i mire;
Per veten, pastaj per te tjeret”…
Eshte nje zone sizmike zemra dhe truri njerezor, qe duhet te vihet ne levizje nga DASHURIA! Dashuria njerezore le t’i tunde, le t’i shkunde dhe t’i trondite shqiptaret. Eshte i vetmi termet qe ben mire.