Nje 30-vjetor me 30 te ftuar për t’u shijuar mes miqsh…
30-vjetori eshte nje pervjetor i rendesishem dhe qe shijohet me shume se cdo pervjetor tjeter.
Kjo pasi je ne nje moshe te pjekur, e realizuar dhe gati per te shijuar jeten. Jo me kot tema e ketij 30-vjetori kaq te fresket, te embel dhe njekohesisht shume pranveror, ishte Thirtylicious.
Ngjyrat qe mbizoteronin ishin ngjyrat e buta pastel dhe shume trendafila u perdoren per dekorin, duke sjelle pranvere ne te gjithe ambientin. Po ashtu, nje atmosfere te fresket pranverore sollen edhe disa dege natyrale me lule te vogla roze dhe te bardha qe te jepnin pershtypjen e degeve te qershise.
Nje risi ishte menyra qe u zgjodh per vendosjen e qirinjve. Ata dukeshin sikur qendronin ne ajer, pasi u vendosen ne struktura transparente. Drita e qirinjve se bashku me dritat qe mbushen tavanin reflektoheshin ne tavolinen pasqyre, duke i dhene ambientit nje pamje krejt tjeter. Edhe sotopjatat u zgjodhen transparente me konture te argjendta dhe u personalizuan me emrat e te ftuarve.
Photobooth-i shkruante ‘Thirtylicious’ me neon, i rrethuar me lule dhe dege natyrale.