Koha e lulezimit te tij ishte ne pandemi, ku njerzit kishin kohen e duhur per te bere video dhe per te ndare histori personale. TikTok tashme eshte nje nga rrjetet sociale me te dashura dhe me te ndjekura nga bota. Eshte i shkarkuar dhe i perdorshem nga te gjitha grupmoshat.
Ne TikTok jane perhapur kauza te ndryshem, por kane ndodhur edhe shume abuzime. TikTok ka kohe qe eshte ne hetuesi edhe nga sherbimet inteligjente te shtetit amerikan. Ky aplikacion dyshohet se perdore informacionet e perdorueseve, sidomos ndaj te miturve.
Avokatet pretendojne se TikTok merr informacione personale te femijeve, duke perfshire numrat e telefonit, videot, vendndodhjen e sakte dhe te dhenat biometrike. Kjo ndodh gje pa paralajmerim te mjaftueshem, transparence ose pelqimin dhe aprovimin e nevojshem te kerkuar nga ligji, dhe pa e ditur femijet ose prinderit se çfare po behet me ato informacione.
TikTok po perballet me nje sfide ligjore nga ish-komisionerja e femijeve per Angline, Anne Longfield, mbi menyren se si i mbledh dhe perdor te dhenat e femijeve.
Pretendimi po depozitohet ne emer te miliona femijeve ne Britanine e Madhe dhe BE te cilet kane perdorur aplikacionin e famshem dhe vazhdojne te regjistrohen ne keto accounts. Nese pretendimi rezulton i vertete, femijeve te prekur TikTok mund t’u detyrohet mijera paunde demshperblim.
Si pergjigje, aplikacioni tha me nje ane te nje deklarate vetembrojtese duke shpjeguar politikat e tij te brendshme se:
“Privatesia dhe siguria jane perparesite kryesore per TikTok dhe ne kemi politika te fuqishme, procese dhe teknologji te vendosura per te ndihmuar ne mbrojtjen e te gjithe perdoruesve. Veçanerisht te perdoruesve tane adoleshente. Ne besojme se pretendimet nuk kane baza dhe do t’i shkojme kesaj çeshtjeje deri ne fund”.
Pretendimi eshte ngritur ne emer te te gjithe femijeve qe kane perdorur kete aplikacion qe nga 25 maji i vitit 2018.
Longfield tha per BBC se ajo ishte perqendruar te TikTok sepse, ndersa te gjitha platformat e mediave sociale mblidhnin informacion, TikTok kishte politika “te teperta” te mbledhjes se te dhenave.
“TikTok eshte nje platforme jashtezakonisht e popullarizuar e mediave sociale qe ka ndihmuar femijet te mbajne lidhje me miqte e tyre gjate nje viti teper te veshtire. Sidoqofte, prapa kengeve argetuese, sfidave te vallezimit dhe trendeve të sinkronizimit te buzeve qendron diçka shume me e keqe.”
Ajo pretendon se firma eshte “nje sherbim i mbledhjes se te dhenave qe eshte mbuluar si nje rrjet social” i cili ka “mashtruar qellimisht dhe me sukses prinderit”.
Ajo shtoi se ata prinder kane te drejten te dine se çfare informacioni privat po mblidhet permes TikTok.
Çeshtja po perfaqesohet nga firma ligjore “Scott and Scott”. Partneri Tom Southwell tha se ai besonte se informacioni i mbledhur nga TikTok perfaqeson “nje shkelje te rende te ligjit per mbrojtjen e te dhenave ne Mbreterine e Bashkuar dhe BE”.
“Te ardhurat nga reklamat e TikTok dhe ByteDance jane te bazuara ne informacionin personal te perdoruesve te saj, perfshire femijet. Te perfitosh nga ky informacion pa permbushur detyrimet e tij ligjore dhe detyren e tij morale per te mbrojtur femijet ne internet, eshte e papranueshme”, -tha ai.
Kjo nuk eshte hera e pare qe ndaj TikTok ngrihen pretendime per problemin e sigurise se perdoruesve.