Nje dasme nga Arbana dhe Eduarti? Zerat thone se PO! Madje, perflitet per “nje dasme madheshtore”.
Nje histori e bukur dashurie qe eshte bekuar me femije e tani do kurorezohet edhe ne martese. Asnje prej dyshes nuk ka dhene ndonje deklarate zyrtare, por thuhet se do te jete nje dasme e madhe me miq, familjare dhe personazhe publike.
Por, ata nuk e kane vendosur ende qytetin, pasi jane te dyjezuar mes Toskanes dhe Liqenit te Komos.
Ne fakt, moderatorja ka treguar se qyteti i Toskanes ka nje vend te vecante ne zemren e saj dhe shpesh ndan foto prej andej ku kryen udhetime te shpeshta. Madje, vite me pare ajo ka xhiruar aty edhe nje spot te emisionit “Dua te te bej te lumtur”.
Lidhja e Arbanes dhe Eduartit eshte “zbuluar” nga publiku ne shkurt te vitit 2019. Nje vit me pas, ne tetor te 2020-es, ata u bene prinder te nje djali, Diellit. Ne vitin 2022, erdhi ne jete edhe vajza e tyre, Zoi. Arbana eshte gjithashtu nene e nje tjeter djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkeshortin Ardit Kero.
Megjithate, kjo per te, do jete *dasma* e pare dhe do genjenim nese nuk do tregonim qe jemi shume kurioze per cdo detaj, nga vendi deri te grimi dhe fustanet.
Ne dasme do kete te ftuar familjare e miq te ciftit teksa po ashtu disa artiste jane ftuar per te performuar. Nje prej tyre eshte edhe Yll Limani.