Nese doni te ndryshoni pamjen, duke i dhene me shume ngjyra dhe pak doza orientale, eshte e sigurt se me nje shall te lidhur bukur ne koke, do te beni ndryshimin e madh dhe nuk do te jeni me njesoj.
Turbani, ky aksesor i kendshem, u be i njohur ne vitet 1940 e qe atehere, mbetet nje nga elementet me fashion te nje veshjeje, duke u perdorur si gjate dites, ashtu edhe ne mbremjet mondane, i shoqeruar me aksesore te medhenj.
Me pas, shume shtepi mode, si “Prada” e “Giorgio Armani” filluan ta perdornin ne koleksionet e tyre, duke sjelle nje epoke te re ne moden femerore. Sot, kush mban nje turban ne koke, dihet qe ka guxuar dhe ka thyer nje tabu, duke e shnderruar nje shall te thjeshte, ne nje veshje IN.
Jemi ne pikun e sezonit te veres dhe te gjithe jemi duke pritur te bekuarat pushime.Te besh gati garderoben per pushime, nuk eshte aspak e lehte kur pervec veshjeve duhet te marrim pafund aksesore . Nje aksesor qe nuk duhet t’ju mungoje me vete vajza, eshte nje turban (ose shume prej tyre pasi nuk peshojne ne valixhen e ngjeshur.
Per ato qe nuk e njohin si aksesor, turbani eshte nje cope/shall i gjate i cili lidhet ne koke. Fillimisht ka qene nje aksesor me prejardhje persiane i perdorur kryesisht per meshkujt ne Indi e vende te tjera te lindjes.
Kombinimet e paradites
Kombinimet me fustanet e tipit sundresses, fustane te gjate ose dhe veshje bazike e vecanerisht stilet bohemian.
Kombinimet e plazhit
Ne plazh me kimono ose thjesht me rroba banjo dhe voila’ je goca me In e plazhit. Dua te theksoj qe pervec anes estetike, turbani e mbron flokun nga dielli i nxehte.
Kombinimet e mbremjeve
Nese darkave do dalesh per te konsumuar nje vakt apo dhe coctails, mund ti shtosh veshjes tende nje turban per ta kompletuar ate.
Pra, dhe veshjet me te thjeshta e bazike mund te behen shume Chic me nje turban ndaj une them: “Le te guxojme!”
Tip: Duhet te kemi kujdes ne zgjedhjen e materialit, pasi sado te bukura te jene ato te mendafshit, kane tendence te leshohen e te rreshkasin, ndaj personalisht do zgjidhja materialet e pambukta.