Muajin e kaluar, krijuesi i hiteve globale, 32 vjec, zbuloi se gruaja e tij Cherry ishte diagnostikuar me nje tumor gjate shtatzenise me femijen e tyre te dyte.
Bashkeshortja e Ed Sheeran, Cherry Seaborn, ka zbuluar se kengetari shkroi shtate kenge ne vetem kater ore pasi zbuloi diagnozen e saj me kancer.
Edhe pse kengetari dhe e dashura e tij e femijerise e mbanin te fshehte shtatzanine ne ate kohe, ai u tha ndjekesve te tij ne Instagram se cifti ishte i rrenuar nga ‘frika, depresioni dhe ankthi’ sepse Cherry u diagnostikua me nje tumor qe ajo nuk mund ta trajtonte deri pas lindjes.
Cherry tha: “Ne patem diagnozen e tumorit dhe te nesermen Eds zbriti ne bodrum dhe shkroi shtate kenge ne kater ore. Disa njerez shkruajne nje ditar dhe nxjerrin emocionet e tyre permes stilolapsit dhe per Eds, nese ndodh dicka vertet intensive, ai do te shkoje dhe do te shkruaje nje kenge.”
Per fat, Cherry nuk kishte nevoje te lindte heret dhe vajza Jupiter lindi ne maj te 2022. Cifti jane gjithashtu prinder te vajzes Lyra Antarctica.