
Një substancë e re dhe shqetësuese ka alarmuar autoritetet dhe ekspertët e shëndetit publik në Shqipëri: Eshtë droga e re, ‘Yellow Zushi’. Ky produkt i ri është përhapur në disa qytete të vendit dhe ka tërhequr vëmendjen për efektet e tij të forta dhe mënyrën e prodhimit.
‘Yellow Zushi’ është një substancë sintetike që ka ngjashmëri me LSD-në dhe DMT-në, por me një strukturë kimike të ndryshme. Për shkak të natyrës së tij të sintetizuar, substanca mund të variojë në përbërës dhe forcë, duke e bërë përdorimin e saj jashtëzakonisht të rrezikshëm.
Autoritetet në vendin tonë flasin për efekte psikoaktive të forta në rast të përdorimit të saj. Përdoruesit kanë raportuar halucinacione të forta, ndryshime të humorit dhe perceptimeve, si dhe një ndjenjë të thellë të çlirimit ose konfuzionit.
Për shkak të përbërjes së paqartë dhe mungesës së kontrollit të cilësisë, përdorimi mund të çojë në efekte anësore të rënda, përfshirë atake paniku, çrregullime të zemrës dhe, në raste ekstreme, vdekje.
Pavarësisht paralajmërimeve, ‘Yellow Zushi’ ka filluar të shfaqet në tregun shqiptar, duke u bërë një shqetësim i ri për autoritetet dhe shërbimet e shëndetit publik.
Ekspertët paralajmërojnë përdoruesit dhe familjet që të jenë të kujdesshëm ndaj substancave të reja dhe të paidentifikuara që mund të shfaqen në treg.
Por si depërton kjo lloj droge në vendin tonë?
Policia e Shtetit ka njoftuar raste të ndalimit të lëndës narkotike, ndërsa mënyra e futjes së saj në Shqipëri është bërë nëpërmjet postës nga Tajlanda. Atje, prodhimi i saj bëhet nëpërmjet llampave në ambiente të mbyllura, ndërsa çmimi i saj në treg, nis nga 50 euro për gram.
Efekti i saj është shumë më i fuqishëm se kanabisi i zakonshëm, për shkak të përqindjes së lartë të THC. E veçanta e kësaj droge është se shpesh herë asaj i injektohen aroma të frutave ekzotikë çka e bën këtë drogë më elitare. Yellow Zushi është thjesht emri i radhës në listën e gjatë të substancave narkotike që i premtojnë rinisë arratisje, por në fakt u japin robëri.